Eksploro më poshtë që të shohësh pse Signal është një shkëmbyes mesazhesh i thjeshtë, i fuqishëm dhe i sigurt
Kodimi pararojë (i mundësuar nga Protokolli i Signal me burim të hapur) ruan sigurinë e bisedave të tua. Ne nuk mund t'i lexojmë mesazhet ose të dëgjojmë telefonatat e tua, ashtu si edhe askush tjetër. Privatësia nuk është zgjedhje — po mënyra se si funksionon Signal. Çdo mesazh, çdo telefonatë, çdo herë.
Ndaj falas me të tjerët mesazhe tekst, zanorë, foto, video, GIF-e dhe skedare. Signal në telefonin tuaj përdor lidhjen për të dhëna, kështu që mund të shmangni tarifa SMS-sh dhe MMS-sh.
Bëj thirrje zanore dhe video të qarta kristal me njerëzit që jetojnë përtej qytetit ose përtej oqeanit, pa tarifa për distanca të largëta.
Shtoju bisedave shprehje të reja, me figura të koduara. Mundesh gjithashtu të krijosh dhe ndash me të tjerët paketet e tua të figurave.
Bisedat në grup e bëjnë të lehtë ruajtjen e lidhjeve me familjen, shokët dhe kolegët.
Në Signal nuk ka reklama, nuk ka marketing palësh të treta dhe as gjurmim të frikshëm. Pra, përqendrohu te ndarja e momenteve me vlerë, me ata që vlejnë për ty.
Signal është një ent i pavarur jofitimprurës. Ne nuk kemi lidhje me ndonjë kompani të madhe teknologjie, dhe as mund të na blejë ndonjë e tillë. Zhvillimi mbështetet nga grante dhe dhurime nga njerëz si ty.
Dhuro për Signal