Jump to content

fshat

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

fshat m.

  1. Qendër e vogël banimi, ku njerëzit merren kryesisht me bujqësi dhe me blegtori, katund. Fshat fushor (malor). Fshat i largët. Fshatrat e Shkodrës (e Beratit). Kroi i fshatit. Shtëpi fshati. Shkoj (punoj, jetoj) në fshat. Ngushtimi i dallimeve midis fshatit dhe qytetit.
  2. përmb. Tërësia e banorëve të kësaj qendre; fshatarët. U mblodh (u ngrit) i gjithë fshati.
  3. Qendër e vogël ku banojnë përkohësisht grupe njerëzish që kryejnë një veprimtari të caktuar. Fshat olimpik.
  • Bën fshat më vete jeton më vete, zhvillon veprimtari më vete; vepron sipas mendjes së vet. Kryeplak në fshat të huaj shih te KRYEPLAK,~U. Fshati që duket s'do kallauz fj.u. diçka që duket a njihet nuk ka nevojë për shpjegime të mëtejshme; është fare e qartë e nuk ka nevojë për ndonjë provë a dëshmi.