hov
Appearance
HOV m.
- 1. Lëvizje e shpejtë dhe e menjëhershme e dikujt a e diçkaje; vrulli e forca e dikujt a e diçkaje që lëviz me të shpejtë. Me hov të madh. Hovi i ujit (i erës). Mori hov. E rriti (e shtoi) hovin. E ndali hovin. U hodh me hov. Bëj hov sulem, sulmoj.
- 2. fig. Zhvillim shumë i shpejtë i dikujt a i diçkaje, rritje e vrullshme; përparim me të gjitha forcat, lulëzim i madh; vrull. Hov i madh (i pandalshëm, i fuqishëm). Hov revolucionar. Hov i brendshëm. Hov rinor (djaloshar). Hov krijues. Hovi i ekonomisë (i industrisë, i teknikës, i shkencës). Hovi i mendimit krijues. Ka marrë hov pema (gruri, misri). Ka marrë hov nga shtati. I jap hov diçkaje. Ia preu hovin.
- 3. bised. Herë, hop. Në atë hov atëherë. Me një hov menjëherë. Rrimë një hov. Me dy (tre) hove. Ha shumë në një hov.
HOV jokal.
- 1. Kërcej me vrull e me shpejtësi përpjetë; hidhem diku, kërcej në një drejtim. Hovi përpjetë (lart, përpara, anash). I hovi në qafë iu hodh në qafë. I hovi ndër këmbë i ra ndër këmbë. Hovi nga karrigia. Hovi në ujë. Hovte nga gëzimi. Gjoksi i hovte përpjetë.
- 2. Turrem me vrull diku, sulem, vërsulem. Hovi jashtë. Hovi në rrugë. Hovni, o burra!
- 3. fig. Rritet a zhvillohet shpejt; bën përpjetë menjëherë, ngrihet, çohet lart. Hovi gruri (misri). Hovën të lashtat. Hovi bari. I hovi shumë shtati.
- 4. edhe kal. Shkoj shpejt nga poshtë lart, kërcej në një vend më të lartë nga ai ku jam, ngjitem me vrull diku; ngjitem, hipi; kund. zbres. Hovi lart; I hovi kalit. I hovi pemës. Hovi në çati. Hovi në kalë. Hovi në makinë (në tren). Hovi në majë; Hovi shkallët.
- 5. edhe kal. E kaloj diçka me vrull e i dal matanë, e kapërcej. Hovi matanë. E hovi gardhin (murin). E hovi hendekun (lumin). Nuk e hovi dot.
- Hovi përpjetë nga diçka u prek menjëherë, nuk e duroi dot diçka dhe kundërveproi, u hodh përpjetë. I hovi (i hidhet) zemra (gjoksi) përpjetë shih te HIDHEM.