Jump to content

luan

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

luan m. ¤ zool. Kafshë e egër gjitare, e madhe e mishngrënëse, me lesh të shkurtër e të verdhemë, me një tufë qimesh në fund të bishtit (dhe te mashkulli me një kreshtë a kurorë qimesh të gjata në qafë e rreth kokës), që ndodhet në disa vise të Afrikës, të Azisë etj. dhe që mbahet si kafsha më e fortë në përleshje me të tjerat. Gjuetia e luanëve. I fortë si luan. Luftoi si luan.

  1. fig. Njeri trim, guximtar e i fortë. Luanët trima (partizanë).
  2. fig. Përd. mb. m. sipas kuptimit 2 të emrit Djalë luan.
  • Pjesa e luanit libr. iron. pjesa më e madhe e më e mirë e diçkaje, që e merr më i forti për vete pa përfillur të tjerët

LUANI I DETIT zool. Lloj foke e madhe e me veshë, që jeton zakonisht në oqeane.