Jump to content

pas

Nga Wiktionary

PAS m. sport.

  • 1. Pasim. Pas i gjatë (i shkurtër). Pas i gabuar.
  • 2. Topi që i kalohet një lojtari tjetër në futboll, në basketboll etj. I dha shokut një pas.



PAS

I. ndajf.

  • Prapa. Mbeti pas. E la pas. U kthye pas. Iu vu (iu qep) pas dikujt e ndoqi, e gjurmoi. Erdhi me dy veta pas. Nuk do njeri pas. E takoi pak më pas. E ka orën pas. E la për më pas. Është shumë pas në krahasim me shokët. Nuk la njeri pas.

II. parafj. Përdoret me një emër a përemër në rasën rrjedhore që shënon:

  • 1. Njeriun, sendin etj., në anën e prapme të të cilit ndodhet dikush ose gjendet a bëhet diçka, prapa; kund. përpara. Pas shtëpisë. Pas meje. Njëra pas tjetrës në radhë, të vendosura njëra prapa tjetrës. Fill pas tij.
  • 2. Njeriun, sendin etj. në drejtim me të cilin lëviz dikush a diçka nga prapa, ose të cilin e ndjek dikush a e shoqëron dikush duke ecur prapa tij. Ecte (vraponte) pas tij. I shkonte pas gjurmëve. Pas meje! komandë për ta ndjekur atë që niset në një drejtim.
  • 3. Kohën, ngjarjen, datën etj. që shtrihet si periudhë më përpara se diçka tjetër ose që paraprin diçka të mëvonshme. Pas dreke. Pas mbledhjes. Pas kongresit. Pas luftës. Pas shfaqjes. Pas mbarimit të punës. Pas pak kohe pa kaluar shumë kohë. Pas një viti. U botuan pas vdekjes.
  • 4. Kohën që vijon duke u nisur nga e tanishmja. Do të vijë pas një jave. Do të mbarojë pas një viti.
  • 5. Njeriun, me të cilin është i lidhur a për të cilin bën shumë dikush; punën a diçka tjetër që e do shumë dikush. I dhënë pas djalit. Është i lidhur shumë pas punës. Është i dhënë pas muzikës. Bën shumë pas tij.
  • 6. Diçka, sipas së cilës bëhet një punë a një veprim; sipas. Pas këshillës së tij. E hidhte këmbën pas muzikës. Pas zakonit të vjetër. Pas porosisë që i dhanë. Pas dëshirës së tij. Pas mendjes sime.
  • 7. bised. Dikë, me anën e të cilit dërgohet diçka a bëhet një punë; nëpërmjet, me. I çova fjalë pas së shoqes.
  • 8. Një kohë që vijon me ndërprerje, një veprim i cili përsëritet tepër a e kalon masën. Kohë pas kohe. Herë pas here. Mbledhje pas mbledhjeje. Lëshime pas lëshimesh.
  • Flet (vepron) pas (prapa) krahëve shih te KRAH, ~U 3. Pas (prapa) perdes libr. shih te PERD/E,~JA 11. Brez pas brezi shih te BREZ,~I 7. Dorë pas dore shih te DOR/Ë, ~A. Hap pas hapi shih te HAP,~I. I bie pas (prapa) dikujt a diçkaje kujdeset për dikë a për diçka vazhdimisht që të vejë në rregull, të përmirësohet, të zgjidhet etj.; interesohet, e ndjek. I rëntë (i ardhtë) pas veshit (pas qafës). mallk. shih te VESH,~I. I lë pas dore shih te DOR/Ë,~A. Shkojnë pas qerres së dikujt (lidhen pas qerres së dikujt, ndjekin pas qerren e dikujt) shih te QERR/E,~JA. S'kishte gjë pas shpirtit shih te SHPIRT,~I.