Jump to content

qershi

Nga Wiktionary

qershi f. bot.

  1. Dru frutor me gjethe vezake të dhëmbëzuara, me lule të bardha të grumbulluara tufë, që bën kokrra të kuqe a të verdha, të ëmbla e me bërthamë në mes, të cilat piqen në fillim të verës; kokrrat e kësaj peme që përdoren për të ngrënë a për reçel. Qershi e butë (e egër). Qershi belica. Qershi gurje (krapje). Kokrra qershie. Bishtat e qershive. Lëng (reçel) qershie. Druri i qershisë. Vjel qershitë.
  • Fshesa e qershisë bujq. shih te FSHES/Ë,~A.

QERSHI TOKE bot. Qershigël.