trap
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]trap I m.
- 1. Vija që hap plori, hulli, brazdë; vijë e thellë në tokë; hendek. Trap i thellë. Kapërceu trapin. Mos ec me vrap, se bie në trap. fj. u. Pa hedhur trapin, mos thuaj «hop». fj. u.
- 2. Përrua i ngushtë dhe i thellë; shtrati i tij. Kaloi trapin.
- 3. Gropë e thellë në tokë ku futin patatet gjatë dimrit për t'i ruajtur nga të ftohtët;; gropë e madhe. I futën patatet në trap.
- 4. Vend i ngritur anës një hendeku nga dheu i hedhur, ledh; rrip toke në mes të dy arave, zakonisht i ngritur dhe i papunuar, që shërben si kufi a për të kaluar; ana e arës që nuk punohet; breg. Trapi i hendekut. Trapi i orës. Ecin (kalojnë) trapeve. Ishte mbushur lumi (hendeku) trap më trap.
- 5. Udhë e ngushtë në mal a në pyll, shteg; dhiare.
- 6. krahin. Lehe. Trap me domate (me qepë, me duhan). Trap lulesh.
- 7. krahin. Pyll i dendur me drurë të shkurtër. Hyri në trap.
- Bie në trap (në kurth) shih te KURTH,~I. Ku ta nxjerrë trapi të bëhet si të bëhet; të dalë ku të dalë (për një punë, për një çështje etj.).
TRAP II m.
- Mjet i thjeshtë lundrimi, i ndërtuar zakonisht me trungje të lehtë ose me dy lundra të vogla, mbi të cilat mbërthehen dërrasa që formojnë një shesh të gjerë; trung druri ose disa dërrasa të lidhura bashkë, me të cilat kalohet një lumë, një liqen etj. Trap i madh. Nget trapin. E kaloi lumin me trap. I ngarkoi në trap.