Jump to content

Fletat e Stileve të Shkallëzuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cascading Style Sheets
Fletat e stileve
Skeda:CSS.svg
Shtesë e emrit të file.css
Tip mjeti Internetitext/css
I zhvilluar ngaWorld Wide Web Consortium
Tipi i formatitGjuhë stilesh
Standard(s)Liveli (I rakomanduar)
Liveli 2 (I rekomanduar)
Liveli 2 Revizioni 1 (Kandidat i rekomanduar)

Fletat e stileve (CSS, nga anglishtja Cascading Style Sheets) është një gjuhë stilesh e përdorur për prezentacionin e një dokumenti i shkruajtur në gjuhën markup. Përdorimi më i zakonshëm është stilimi i faqeve Web i shkruajtur në HTML dhe XHTML, edhe pse gjuha mund ti aplikohet çdo dokumenti XML, duke përfshirë SVG (shqip Grafikë Vektoriale e Shkallëzuesme) dhe XUL.

CSS mund të përdoret nga lexuesit e faqeve të rrjetit të caktojnë kolorin, stilet e shkronjave, planimetrin ose layout, dhe pamje të tjera të prezantimit të dokumentit. Është kryesisht i projektuar për të bërë të mundur ndarjen e përmbajtes së faqeve (e shkruajtur në HTML, ose një gjuhë markup të ngjashme) nga prezantimi i dokumentit (i shkruar në CSS). Kjo ndarje lehtëson përdorimin, jep më shumë fleksibilitet dhe kontroll në specifikimin e karakteristikave të prezentimit, dhe zvogëlon ndërlikimin dhe ripërsëritjen e përmbajtjes strukturale. CSS specifikon një skemë prioriteti për të saktësuar kush rregull stili apilohet në qoftë se një ose më shumë rregulla gjëhen në një element i veçantë. Në këtë të kështu-quajtur shkallëzim, prioritetet ose pesha llogariten dhe i caktohen rregullave, kështu që rezulatet janë të parashikueshme.

Specifikimet e CSS mbahen nga World Wide Web Consortium (W3C).

Sintaksa

CSS-ja ka një sintaks të thjeshtë, dhe përdor fjalë kyçe në gjuhën angleze për të specifikuar emrat e disa stileve të pronave (en properties).

Poshtë është një shëmbull i sintaksit:

h1 { color: white; background: orange !important; }
h2 { color: white; background: green !important; }

Me h1 seleksionohet kryeja e parë (komanda <h1> në (X)HTML). Më mbas specifikohet stili për prezantimin e elementit: color është ngjyra e tekstit, dhe është vendosur e bardhë; background është ngjyra e mbushjes së fushës, dhe është deklaruar të jetë portokalli. Fjala !important specifikon që ai stil, sipërshkruan çdo stil të tjerë që elementi mund të ketë marë.


Lidhje të jashtme

Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
[[b:en:CSS Programming|Programim në CSS Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.]]