Jump to content

Ciklopi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Polyphemus, by Johann Heinrich Wilhelm Tischbein, 1802 (Landesmuseum Oldenburg)
The Cyclops, a 1898 painting by Odilon Redon.
Skull of a dwarf elephant displayed in the zoo of Munich, Germany.
A case of cyclopia from the Old Anatomical Theater of Tartu, Estonia.
A Cyclops at the Natural History Museum in London

Ciklopi ose Kiklopi (greqisht: Κύκλωπες; Latin: Cyclopes; shqip: Katallanët) përbindsha me një sy të rrumbullakët në mes të ballit. Se si dukeshin mitet pajtohen, por jo se sa kanë qenë dhe çfarë prejardhje kanë. Sipas Homerit kanë qenë popull. Kanë jetuar në Hiperi, tokën e largët dhe në ujdhesat përreth, kanë jetuar në shpella, kanë qenë të egër dhe jo të qytetëruar, nuk kanë mundur madje as të qëndrojnë drejt, tokën nuk e kanë punuar dhe nuk i kanë nderuar as mysafirët. Më i dalluari prej tyre ka qenë Polifemi, i biri i zotit Poseidon. Sipas Hesiodit ishin vetëm tre Kiklopë dhe quheshin Steropi, Bronti dhe Argesi. I ati i tyre ishte Urani, ndërsa e ëma Gea, hyjnesha e tokës. U bashkuan me Zeusin, zotin suprem kundër babës së tij, Kronit dhe ia farkuan rrufetë dhe vetëtimat me ndihmën e të cilëve ngadhnjeu. Sipas miteve ro¬make Kiklopët ishin ndihmësit e zotit Vullkan (grek Hefestit) dhe kanë jetuar në Sicili. Punëtorinë e kanë pasur në vullkan, në njëren prej ujëdhesave Lipari, në veri të Sicilisë.

Tokës së Kiklopëve u janë larguar zotërat dhe njerëzit. Fqinjët e tyre feakët, për shkak të dhunës së tyre, e kanë braktisur vendin e tyre të mëparshëm dhe e themeluan mbretërinë e re në ujëdhesën Sheri. Prej trimave grekë deri tek këta ka arritur Odiseu, mbreti i Itakës, kur në brigjet e tyre e ka bartur era e papërshtatshme. U zbarkua në breg me dymbëdhjetë njerëz, e u kthye me gjashtë, por për këtë ka mundur t'i fallënderoj vetëm guximit dhe dinakërisë së vet me të cilën pat sukses ta mashtrojë Kiklopin Polifem. Në Sicili me Kiklopët u takua Enea, por nën rrethanat më të favorshme. Me urdhërin e zotit Hefest ia farkuan armët e reja.

Kiklopët kaherë janë zhdukur, por janë ruajtur shumë vepra artistike të artistëve antikë dhe modernë, si dhe emri i tyre. Me të kuptohet vigani ose njeriu tejet i fuqishëm. Flasim për stabilimentet kiklopike, rritjen dhe trupin kiklopik. Emri i tyre gjendet edhe në mjekësi. Anomalia te njerëzit që kanë të ngjitur të dy sytë quhet kiklopi. Në arkeologji shpeshherë hasim "muret kiklopike". Ky është term shkencor për muret e punuara prej blloqeve të mëdha, të paluara prej gurit, të prerë nga guroret dhe i formuar është prej emërtimit të fortifikatës së qytetit Tirint, të cilën kinse e kanë ndërtuar Kiklopët të cilët Proiti, themeluesi i qytetit i ka ftuar nga Azia e Vogël.