Bizantologjia
Bizantologjia ose Studimet Bizantine janë një fushë akademike ndërdisiplinare e cila merret me studimin e historisë, kulturës, demografisë, kostumet (veshjen), religjionin (teologjinë), artin, letërsinë, muzikën, shkencën, ekonominë, monedhat dhe politikën e Perandorisë Romake Lindore. Themeluesi i disiplinës shkencore me emrin bizantologji konsiderohet të jetë filologu humanist gjerman i periudhës së Rilindjes Hieronymus Wolf (1516-1580). Rreth 100 vjet pas pushtimit përfundimtar të Bizantit nga osmanët, Wolf filloi të mbledhë, të redaktojë dhe të përkthejë shkrimet e filozofëve bizantine. Humanistët e tjerë të shekullit XVI prezentuan studimet e tyre bizantine edhe në Holandë dhe Itali. Një studiues i studimeve bizantine quhet bizantolog.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |