Georges Pompidou
Georges Pompidou (5 korrik 1911- 2 Prill 1974) në Montboudif në Cantal dhe vdiq në Paris, ishte një burrë shteti oksitan, i cili shërbeu si President i Francës nga 169 deri në vdekjen e tij në 1974.
Në kontekstin e rritjes së fortë të viteve të fundit të epokës Trente Glorieuses, Pompidu vazhdoi politikën e modernizimit të De Golit, e simbolizuar nga përdorimi presidencial i avionit Konkord, krijimi i grupeve të mëdha industriale dhe lançimi i projektit të trenave të shpejtësisë së lartë (TGV). Qeveria investoi fuqishëm në industritë e sektorëve automobil, bujqësor, të çelikut, telekomunikacionet, bërthamor dhe ajrohapësinor si dhe krijimi i rrogës minimale (SMIC) dhe Ministrisë së Mjedisit.
Politika e tij e jashtme ishte pragmatike megjithëse në vijë me parimet Goliste të pavarësisë franceze. U shënua nga ngrohja e marrëdhënieve me ShBA nën Riçard Niksonin, marrëdhënie të afërta me BS nën Leonid Brezhnjevin, lançimin e gjarpërit në tunel (sistem monetar) dhe rilançimi i ndërtimit të Europës duke lehtësuar hyrjen e Britanisë së Madhe në KEE në kontrast me kundërshtimin e De Golit.