Kivi
Kivi - kjo pemë ekzotike vjen nga Kina dhe konsiderohet si fryt nacional kinez. Ka shije intensive të lëngshme, është e butë dhe me fara të zeza. Kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i mbushur me antioksidant dhe përmban vitaminë C dhe atë në sasi më të madhe se portokalli. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E.
Vetitë shëruese të kivit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është e rëndësishme të theksohet se kivi përmban një sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira,përmireson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve,që nga problemet kardiovaskulare, kancere si dhe obezitetin. Vitamina E është vërtetuar të ketë efekte të ngjashme, por është i tretshëm në yndyrë dhe kështu është ndihmës për vitaminën C në funksionet e saj. Frutat e kivit i përmbajnë të dyja këto vitamina në sasi të lartë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin tonë nga radikalet e lira. Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirsojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë të dëbojmë ato. Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe zvoglojnë probabilitetin e sulmeve të zemrës.
Gjeografia e kivit në botë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dy hemisferat dhe shtatë kontinentet përbëjnë gjeografinë e përhapjes së kivit.Nga Zelanda e Re,prodhimet e para të eksportit filluan më 1952.Ishte një ngarkesë vetëm prej 13 ton që u nis drejt Anglisë dhe disa vjet më vonë u eksportuan edhe drejt Shteteve të Bahkuara të Amerikës e më pas edhe në Europë.Klifornia është shteti i parë i SHBA-ve që e kultivoi këtë frut.Kivi në Europë u përhap gjerësisht në fund të viteve 60-të e në fillim të viteve 70-të.Në fillim në Francë e më pas në Itali ,Spanjë,Greqi .Pak më vonë kivin e gjejmë edhe në vendet e ish Jugosllavisë,rreth e rrotull nesh.Përveq vendeve europiane kjo bimë kultivohet në Amerikën Latine.Frutat e Kivit i gjen edhe në tregjet tona.Kivi rritet edhe në Kamboxhia,Vietnam e Laosin jugor.Edhe Turqia eksporton fruta kivi.Në Iran e konsiderojnë si produktin më të shëndetshëm në botë sepse nuk permban pesticide kimike.