Jump to content

House of the Dragon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
House of the Dragon
Gjinia
Krijuar nga
Bazuar nëFire & Blood nga George R. R. Martin
Luajnë
kompozitori i muzikës hapëseRamin Djawadi
Muzika hapëse"Game of Thrones Theme"
KompozitoriRamin Djawadi
ShtetiShtetet e Bashkuara të Amerikës
Gjuha në prodhimin origjinalAnglisht
Nr. i sezoneve2
Nr. i episodeve18
Prodhimi
Prodhuesit kryesor
  • Ryan J. Condal
  • George R. R. Martin
  • Miguel Sapochnik
  • Vince Gerardis
  • Sara Lee Hess
  • Ron Schmidt
Prodhuesit
  • Karen Wacker
  • Angus More Gordon
  • Alexis Raben
  • Kevin Lau
Vendodhjet e prodhimit
Kinematografia
  • Fabian Wagner
  • Pepe Avila del Pino
  • Alejandro Martínez
  • Catherine Goldschmidt
Kohëzgjatja54-68 minuta
Kompanitë e prodhimit
  • GRRM
  • Bastard Sword
  • 1:26 Pictures Inc.
  • HBO Entertainment
ShpërndarësiWarner Bros. Domestic Television Distribution
Transmetimi
Programi origjinalHBO
Kronologjia
Shfaqje të ngjashmeGame of Thrones
Lidhje të jashtme
Faqja e rrjetit

House of the Dragon (shqip: Shtëpia e Dragoit) është një serial televiziv amerikan i zhanrit fantazi dhe dramë. Seri paraprake e Game of Thrones (2011-2019), është seriali i dytë televiziv në përmbledhjen A Song of Ice and Fire (shqip: Eposi i Akullit dhe Zjarrit). Ryan J. Condal dhe Miguel Sapochnik ishin krijuesit e sezonit të parë. Bazuar nga pjesë të librit Fire and Blood (shqip: “Zjarr dhe Gjak”), të botuar në vitin 2018 nga George R. R. Martin, seriali fillon rreth 100 vite pas bashkimit të Shtatë Mbretërive nga pushtimi Targaryen, rreth 200 vite para kohës së ndodhive në Game of Thrones dhe 172 vite para lindjes së Daenerys Targaryen. Me një kast aktorësh ansambli, seriali portretizon ngjarjet që çuan në fillimin e rënies së Shtëpisë Targaryen, një luftë shkatërruese për trashëgimi e njohur si Dance of the Dragons (shqip: “Vallëzimi i dragonjve”).

House of the Dragon morri direkt urdhër nga HBO që të krijohet si serial në Tetor 2019, kastingu filloi në Korrik 2020 ndërsa inçizimi filloi në Prill 2021Mbretërinë e Bashkuar. Seriali pati premierën më 21 Gusht, 2022 me 10 epizode në sezonin e parë. Pesë ditë pas premierës, seriali u vendos që të ketë edhe një sezon të dytë. Sapochnik u largua pas sezonit të parë duke e lërë Condal të jetë krijuesi i vetëm për sezonin e dytë.

Sezoni i parë morri reagime shumë pozitive, me lëvdata për zhvillimin e karaktereve të personazhëve, efektet vizuale, tregimin, muzikën e kompozuar nga Ramin Djawadi dhe aktrimin (në veçanti performanca e Considine, Smith, D’Arcy, Alcock dhe Cooke). Sidoqoftë seriali u kritikua për ritmin kohor të tij dhe disa skenave që kishin ndriçim të errët. Premiera e serialit pati mbi 10 milion shikues që në ditën e parë në kanalet e HBO dhe HBO Max duke u bërë premiera më e madhe në historikun e HBO. Në edicionin e 80-të të Golden Globe Awards, House of the Dragon fitoi çmimin Best Television Series - Drama (shqip: Seriali televiziv më i mirë - Dramë) ndërsa D’Arcy u nominua për çmimin Best Actress in a Television Series - Drama (shqip: Aktorja më e mirë në një serial televiziv - Dramë). Seriali morri nëntë nominime në çmimet prestigjioze Primetime Emmy Awards, përfshirë edhe çmimin më të rëndësishëm Outstanding Drama Series (shqip: Seriali më i shquar dramë), gjithashtu fitoi edhe tre British Academy Television Craft Awards.

Kasti dhe karakterët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Paddy Considine si mbreti Viserys I Targaryen: Mbreti i pestë i Shtatë Mbretërive. I njohur si "njeri i ngrohtë, i sjellshëm dhe i denjë", Viserys u zgjodh nga këshilli i lordëve si trashëgimtar i gjyshit tij, Jaehaerys I Targaryen për tu bërë mbret.
  • Emma D'Arcy si princesha Rhaenyra Targaryen: Fëmija i parë i mbretit Viserys. Ajo është një kalorëse dragoi dhe synon që të jetë mbretëresha e parë e Shtatë Mbretërive në histori.
    • Milly Alcock luan një Rhaenyra Targaryen në moshë të re.
  • Matt Smith si princi Daemon Targaryen: Trashëgimtari (i supozuar) i Fronit të Hekurt, ai është vëllai i vogël i mbretit Viserys, nip i mbretit Jaehaerys dhe xhaxhai i princeshës Rhaenyra. Ai është gjithashtu një luftëtar i parivalshëm dhe një kalorës i eksperiencuar dragoi.
  • Olivia Cooke si zonja Alicent Hightower: E bija e Imzot Otto Hightower, e rritur në "Kepin e Kuq" dhe pjesë e qarkut të afërt të mbretit. Ajo gjithashtu njihet si gruaja më e bukur e Shtatë Mbretërive.
    • Emily Carey luan një Alicent Hightower në moshë të re.
  • Steve Toussaint si lord Corlys Velaryon: I njohur si "Gjarpëri i detit", lord i familjes Velaryon, dhe lundruesi më i famshëm në historinë e Westeros.
  • Eve Best si Princesha Rhaenys Velaryon: Një kalorëse dragoi dhe gruaja e lordit Corlys Velaryon. E njohur edhe si "Mbretëresha që nuk ishte kurrë", ajo ishte kandidate për të trashëguar fronin nga gjyshi i saj Jaehaerys, por u la pas nga favori për kushëririn e saj Mbreti Viserys.
  • Fabien Frankel si imzot Criston Cole: Një shpatar i aftë nga Marrshi i Dornit. Ai është i biri i një shqyrtari të Lord Blackhaven.
  • Sonoya Mizuno si Mysaria: Një vallëtare me origjinë të huaj që u bë aleatja më e besueshme e princit Daemon.
  • Rhys Ifans si imzot Otto Hightower: Babai i Alicent, Dora e Mbretit, që shërben mbretin dhe gjithë mbretërinë. Ai është një rival politikan i hidhur i princit Daemon Targaryen.

Rolet e përsëritura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Bethany Antonia si zonja Baela Targaryen: E bija e madhe e Laena Velaryon. Ajo është një kalorëse dragoi, dhe fluturon dragoin e ri “Moondancer”.
  • Phoebe Campbell si zonja Rhaena Targaryen: E bija e vogel e Laena Velaryon.
  • Harry Collet si princi Jacaerys Velaryon: I biri i parë i princeshës Rhaenyra Targaryen.
  • Ryan Corr si imzot Harwin Strong: Djali më i madh i mjeshtrit të ligjit Lyonel Strong dhe trashëgimtar i Harrenhal. Ai thuhet të jetë burri më i fuqishëm i Shtatë Mbretërive.
  • Tom Glynn-Carney si princi Aegon Targaryen: Djali i parë i mbretit Viserys.
  • Jefferson Hall si lord Jason Lannister/imzot Tyland Lannister: Jason është lordi i “Casterly Rock”, dhe binjaku i tij identik është një politikan dinak.
  • David Horovitch si Mjeshtri i madh Mellos: një këshilltar i besuar i mbretit Viserys.
  • Wil Johnson si imzot Vaemond Velaryon: vëllau i vogël i lord Corlys Velaryon dhe një komandant në forcat detare të Velaryonve.
  • John Macmillan si imzot Laenor Velaryon: I biri i princeshës Rhaenys dhe lordit Corlys.
    • Theo Nate: luan një Laenor Velaryon në moshë të re.
  • Graham McTavish si imzot Harrold Westerling: Anëtar i rojës mbretërore që ka shërbyer që nga koha e mbretit Jaehaerys, dikur ishte një kalorës i plotfuqishëm. Detyra e tij është të kujdeset dhe mbroj princeshën Rhaenyra.
  • Ewan Mitchell si princi Aemond Targaryen: Djali i dytë i mbretit Viserys, nipi i princit Daemon dhe vëlla nga ana e babait i princeshës Rhaenyra.
  • Matthew Needham si Larys Strong: Djali i vogël i mjeshtrit të ligjit Lyonel Strong.
  • Bill Paterson si Lord Lyman Beesbury: Lord i Honeyholt dhe mjeshtër i monedhës në këshillin e vogël të mbretit Viserys.
  • Phia Saban si princesha Helaena Targaryen: E bija e mbretit Viserys, motra e princëve Aegon dhe Aemond, motër nga ana e babait e princeshës Rhaenyra Targaryen.
  • Gavin Spokes si lord Lyonel Strong: Mjeshtër i ligjit në këshillin e vogël të mbretit dhe lord i Harrenhal.
  • Savannah Steyn si zonja Laena Velaryon: E bija e princeshës Rhaenys dhe lordit Corlys Velaryon.
Nr.TitulliRegjiaSkenariData e transmetimit
1TBAMiguel SapochnikTBA21 Gusht 2022