Hytbe
Appearance
Hytbja (arabisht: خطبة khuṭbah, turqisht: hutbe) është predikim që i paraprinë lutjes. Me këtë rast imami ngjitet në minber (një pjesë e ngritur në xhami që gjendet në anën e djathët të mihrabit) dhe nga ai mban fjalimin. Fjalimi mbahet nga imami duke qëndruar në këmbë dhe në të falënderohet Allahu, thuhet shehadeti, dëgohen salavate mbi Profetin Muhammed, recitohet një apo disa ajete ose një sure e plotë nga Kurani dhe në fund vjen duaja.
Është synnet që hytbja të ketë dy pjesë, në mes të cilave imami zakonisht ulet. Gjithashtu, në vendet jo arabe hytbja ndahet në arabisht dhe në gjuhën vendore. Përmbajtja e fjalimit mund të jetë fetare apo mbi tema të përgjithshme me interes për komunitetin e besimtarëve, duke përfshirë edhe politikën.