Jump to content

Seuli

Coordinates: 37°34′00″N 126°58′00″E / 37.566667°N 126.966667°E / 37.566667; 126.966667
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Seul)

37°34′00″N 126°58′00″E / 37.566667°N 126.966667°E / 37.566667; 126.966667

Seuli
Location of {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej- 9,794,304 (ne vitin: 2.010)
{{{postal_code_type}}}
01
Faqja zyrtareSeoul [1]

Seuli është kryeqyteti i Koresë Jugore. Seuli është njëkohësisht edhe qyteti më i madh në Korenë e Jugut. Sipëraqja metropolitane e qytetit, qe perfshin dhe rrethinat e Incheon dhe provinces Gyeonggi , është sipërfaqja e 3 me e madhe metropolitane në botë me më shumë se 25.6 milion banorë, ku jetojnë më shumë se gjysma e banorëve te Koresë së Jugut dhe mbi 632.000 rezidentë nderkombëtar.

Vizatim i Seoulit

Seoul gjendet ne brigjet e lumit Han dhe zbulimet arkeologjike tregojnë se kjo zonë ka qenë e banuar që në vitin 4000 p.k. Emri i parë i rregjitruar për këtë qytet është Wiryeseong. Në vitet që pasuan ai u shndërrua në një nga qytetet e mëdha te perandorive e mbretërive që u ngritën rreth kësaj zone.

Lumi Han

Gjatë luftimeve të ashpra në luftën e Koreve qyteti pësoi shkatërrim nga bombardimet dhe ofensivat që vinin nga veriu, aleat me Kinën. Më 4 janar të 1951 u evakuua Seuli pa rezistencë ushtarake, të qetë dhe në rregull. Trupa të reja dhe pajisje të OKB-së arrin të ndalin marrshimin triumfator te trupave kineze dhe me 16 mars ri-clirohet Seuli, qe është hera e katërt brenda një viti qe ndryshon trupat ushtarak. Qyteti ishte zhytur në rrënoja dhe numri i popullsisë kishte rënë nga 1.5 milion deri në 200,000 nga largimi dhe vrasjet gjatë luftës.

Pas luftes Seuli pesoi nje ndryshim shume te shpejte dhe nje zhvillim ekonomik. U ri ndertua i ghithe qyteti dhe u kthye ne nje nga qendrat ekonomike me te medha te botes. Sot nder gradacielat e larta dhe rrugeve me 12 korsi, gjenden gjurmet e nje qyteti te lashte, fale tempujve antike, pallateve dhe faltoreve. Edhe ketu atraksion kryesor eshte thesari kombetar, qe perbehet nga Porta Namdaemun, qe dikur ka qene hyrja kryesore ne qytet. Pallati me i njohur dhe i rendesishem i Seulit eshte Kyongbokkung, shume here i rikonstruktuar dhe i perbere ne realitet nga shume ndertesa. Nje tjeter atraksion eshte edhe kulla e Seulit, e treta ne bote prej lartesise, brenda se ciles gjenden shume atraksione mes te cilave nje akuarium dhe nje salle lojerash. Kulla gjendet branda nje parku te madh qytetaresh, Namsan. Nje tjeter park qe nuk duhet humbur eshte Parku T'apkol, ku u lexua per here te pare Deklarata e Pavaresise, ne 1919-en. Edhe ne Korene e Jugut ka shume parqe kombetare qe ruajne realitete te jashtezakonshme natyrale, si Songnisan National Park, qe ofron peisazhe spektakolare dhe panorama te mrekullueshme ne zonen me interesante te vendit. Ne brendesi te parkut, gjendet i famshmi Tempulli Popchusa, qe eshte nje nder me te medhenjte ne te gjithe Korene dhe per kete terheq shume turiste. Prane tij gjendet dhe nje statuje bronzi Buddha, qe me 33 metra lartesi eshte figura ne kembe me e madhe ne boten lindore.[1]

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]





  1. ^ http://www.infoalbania.org/travel/bota/11359-koreja-e-veriut-dhe-e-jugut-dy-bote-te-ndryshme-me-bukuri-spektakolare