oi
Appearance
OI
I. onomat.
- 1. Përdoret për të shënuar përafërsisht zërin e njeriut kur qan. Oi, oi, po qante. Bënte oi, oi.
- 2. përd. em. f. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. Qante me oi. Lëri oitë tani.
II. pasth.
- 1. Përdoret kur shprehim dhimbje fizike a shpirtërore, hidhërim etj. (vetëm nga vajzat dhe gratë), oh. Oi, sa më dhemb! Oi, unë e shkreta! Oi, mos është vrarë njeri!
- 2. Përdoret kur qesëndisim me dikë a e përqeshim dikë (zakonisht nga vajzat dhe gratë). Oi, na çudite me ato që na the!
- 3. Përdoret kur shprehim mërzi a bezdi ose pakënaqësi ndaj dikujt (zakonisht nga gratë dhe vajzat). Oi, edhe ti me këto gjëra! Oi, një e dy dhe po atë fjalë! Oi, sa na mërzite!