rehat
Appearance
REHAT m. bised.
- Rehatia. Rehati personal. Rehati i shtëpisë. Njeri i rehatit. Bëj rehat pushoj i qetë, fle mirë; jam i qetë, nuk më shqetëson gjë. I prish (i ngre) rehatin. S'kam rehat diku. Gjeti rehat. U mësua me rehat. E bëri me rehat. Shikon rehatin e vet. Ka rënë pas rehatit.
- Më bën shpirti (syri) rehat gjej kënaqësi të madhe, kënaqem shumë.
REHAT ndajf. bised.
- 1. Në gjendje qetësie, në qetësi, pa shqetësime e pa kokëçarje. Punoj rehat. Rri rehat rri i qetë, pa u shqetësuar. Shkruaj rehat. Nuk e lë rehat e shqetëson, i bie më qafë, e mërzit a e ngacmon pa iu ndarë; e shtyn, e nxit vazhdimisht.
- 2. Pa bërë gjë ose pa lëvizur; urtë. Nuk rri rehat. Nuk i rrinë duart rehat. Nuk i rri goja (gjuha) rehat. Rri rehat! rri urtë! mos lëviz!; mos bëj gjë!; mos u merr me këtë punë!, mos ndërhy në këtë punë!
- 3. Me të gjitha kushtet e mira për të ndenjur a për të pushuar; në kushte të mira për të jetuar, në gjendje të mirë. Jam rehat. Rrojnë rehat. U ulën (ndenjën) rehat. Udhëtuan rehat. Fle rehat. U bë rehat i siguroi të gjitha kushtet për të jetuar mirë në shtëpi, u rehatua; arriti në gjendje të mirë ekonomike. Ra rehat diku gjeti kushte të mira jetese diku.
- Fli rehat! shih te FLE. Më vjen rehat ndiej kënaqësi, më vjen mirë. Më ranë veshët rehat shih te VESH,~I. Më zunë kockat rehat gjeta më në fund prehje a qetësi. Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë rehat as mizat thjeshtligj. shih te GOMAR,~I.