tenxhere
Appearance
TENXHERE f.
- Enë prej metali si kusi me kapak, që shërben për të zier gjellë, për të ngrohur e për të valuar ujë e lëngje të tjera; gjella a diçka tjetër që është në këtë enë; gjellë, ujë, qumësht etj. sa nxë kjo enë. Tenxhere e sheshtë (e thellë). Tenxhere bakri (alumini). Tenxhere me veshë. Tenxhere me presion enë e tillë me kapakun të puthitur plotësisht, në të cilën gjella zien më shpejt për shkak të shtypjes që krijon avulli. Kapaku (fundi) i tenxheres. Hëngrën një tenxhere me patate (me fasule). Vuri tenxheren në zjarr.
- Ka gjetur tenxherja kapakun (u rrokullis tenxherja e gjeti kapakun) keq. kanë gjetur njëri-tjetrin (dy njerëz që janë njëlloj nga karakteri, nga zakonet etj.).