teste
Appearance
TESTE I f. bised.
- 1. Moshë e njëjtë, vërsë; brez njerëzish. Testja jonë. Ishin të një testeje. Ishte si në testen tënde.
- 2. Njerëz të një zanati, të një profesioni a të një niveli kulturor, njerëz të një shkalle a të një dore. Ishin një teste. Ishte i testes sonë.
- 3. Cilësi, lloj, kategori (për pijet dhe sendet ushqimore). Testja e parë (e dytë).
TESTE II f.
- 1. Dhjetë copë të një lloji (lugë, pirunj, thika, filxhanë etj.) të marra së bashku. Bleu një teste pjata (filxhanë). U thye një pjatë nga testja.
- 2. krahin. Shtupës hudhrash; qysqi për të shtypur kafenë në gur.
- 3. Filxhani ku fshihet unaza a diçka tjetër (në lojën e filxhanëve a të kapuçave). E gjeti testen.
- I ra në teste e kuptoi ku ishte qëllimi, e kapi menjëherë, i ra në të, i ra në shenjë.