Aihole
Aihole është një fshat që ka një kopleks historik tempujsh në distriktin Bagalkot shtetit indian të Karnatakas dhe gjendet 510 km nga Bangalore. Njihet për Arkitekturën Chalukya, me rreth 125 tempuj guri që datojnë nga Shekulli V i e.s. dhe është një pikë turistike popullore në Karnatakan veriore. Është i vendosur në lindje të Pattadakal-it, përgjatë lumit Malaprabha, ndërsa Badami është në perëndim të të dyjave. Me koleksionin e tij të strukturave arkitekturore, kompleksi i tempujve në Aihoḷe është në listën pritëse të UNESCO-s për tu shpallur pjesë e trashëgimisë botërore.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aihole më parë njihej si Ayyavoḷe dhe Aryapura në mbishkrimet e saj.[2] U krijua në vitin 450 të e.s. si kryeqyteti i parë i mbretërve Chalukya dhe ka rreth 125 tempuj guri, disa nga të cilët janë ndërtuar si struktura eksperimentale nga artizanët e periudhës Chalukya.[3] Një vend i njohur si Morera Angadigalu afër kodrave Meguti ka një numër të madh zgavrash të periudhës para-historike. Vendi ishte një agraharam. Aihoḷe ka qenë përshkruar si djep i arkitekturës tempullore. Në këtë fshat janë zbuluar gjithashtu edhe disa struktura prej tulle të periudhës para chalukyane. Sipas mitologjisë Aihole është aty ku Parashurama lau sëpatën e tij pasi vrau Kshatriya-t. Aihole ka domethënie historike dhe është quajtur 'djepi i arkitekturës shkëmbore hindu' (djepi i Arkitekturës indiane).[4] Pulakeshin-i I, një nga prijësit më të mëdhenj të kësaj dinastie, e zhvendosi kryeqytetin në Badami-n e afërt. Badami atëherë njihej si Vatapi. Është nga këta tempuj që Chalukya-t e morën eksperiencën e tyre dhe vazhduan të ndërtonin tempuj të mëdhenj në Pattadakal. Faza e parë e ndërtimit të tempujve në Aihole daton që nga shekujt e V dhe të VI të e.s.,[5][6] ndërsa faza e dytë vazhdoi deri në shekullin e XII.
Mbishkrimi i Aihole-s
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbreti i famshëm i Dinastisë Badami Chalukya, Pulakeshini II (610–642 të e.s.) ishte një ndjekës i Vaishnavizmit. Mbishkrimi i Ravikirti-t, poeti i oborrit të tij, është një lartësues i Pulakeshinit II dhe gjendet në tempullin Meguti. Është i datuar në vitin 634 të e.s. dhe është shkruar në sanskritisht dhe në shkrimin e vjetër kanada. Mbishkrimi i Aiholes përshkruan arritjet e Pulakeshinit II dhe fitoren e tij ndaj mbretitHarshavardhana.[7] Mbishkrimi i Pulakeshinit II në Aihole përmendet si akrantatma-balonnatim Pallavanam patim: që do të thotë se pallava-t ishin përpjekur ta ndalnin që në lindje ngritjen e dinastisë Badami Chalukya: konflikti i dy fuqive para fushatës së Pulakeshinit II kundër Dinastisë Pallava. Mbishkrimi i pregatitur nga Pulakeshini II (634 i e.s.) gjendet në tempullin xhainist në Aihole, që të gjithë studiuesit janë bazuar në këtë mbishkrim lidhur me Luftën në Mahabharata dhe Kaliyuga.[8] Në mbishkrimin e Aihole-s përmendet fitorja e Mangalesha-s (Paramabhagavat) mbi Kalachuri-t dhe pushtimi i Revatidvipa-s. Sipas mbishkrimit të Pulakeshinit II në Aihole, një luftë civile midis Mangalesha-s dhe Pulakeshinit II, për shkak të përpjekjes së Mangalesha-s për të siguruar pasimin nga djali i tij, që ishte fundi i mbretërisë Mangalesha.[9] Në mbishkrimin e Amoghavarsha-s I të gjetur në Aihole, behet fjalë rreth administrimit të tij të ri (navarajyam geyye).[10]
Stili arkitekturor i Chalukya-ve të hershëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aihole ishte djepi i lashtë i arkitekturës së tempujve hindu.[11] Ka më tepër se 70 tempuj. Artizanët e Aiholes ndërmorën eksperimentime me stilet e ndërtimit. Artizanët punonin mbi shkëmbinjtë për të krijuar faltoret më të heshme shkëmbore.[12] Artizanët u arritën të krijonin plotësisht stilin Chalukya të arkitekturës. Badami Chalukya-t (Chalukyat e hershëm) trashëguan gjerësisht stilet arkitekturore nga mbretëritë fqinje të veriut dhe jugut të mbretërisë së tyre.[13] Përdorimi i kullave të lakuara të dekoruara me harqe të verbër u mor nga India veriore. Muret e suvatuar me panele të futura janë një stil i indiano-jugor. Pordorimi i stilit të Dekanit është i dukshëm në ballkonet e tyre, strehët me kënde dhe çatitë e pjerrëta dhe në kolonat e skalitura në mënyrë të rafinuar ashtu si dhe tavanet[14]. Shkurtimish, ata bashkuan artistikisht stilet e afërta mbizotëruese për të krijuar stilin Chalukya. Veçori tipikisht unike të arkitekturës Badami Chalukya përfshin asemblimin pa llaç, një theksim në gjatësi më shumë se në gjerësi ose lartësi, çatitë e sheshta, tavanet e skalitura gjerësisht dhe skulpturalisht, një theksim në relativitetin e pak figurave kryesore, që priren të jenë të izoluara nga njëra tjetra në vend të jenë të vendosura në grupe të mbipopulluara. Ndjeshmëria estetike e skulpturës së kësaj periudhe duket gjithashtu se ruan një lloj cilësie klasike impulsi i të cilës vazhdoi në periudhat e mëvonshme të artit indian.[15]
Tempujt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këto janë disa nga grupet më të rëndësishme të tempujve në Aihole:
- Kompleksi tempullor i Durgas.
- Tempulli i Lad Khanit.
- Kompleksi i Ambigera Gudit.
- Kompleksi tempullor i Mallikarjuna.
- Tempulli i Chikki-t.
- Tempulli i Rachi-t.
- Kompleksi tempullor i Eniyar-it.
- Kompleksi tempullor i Hucchimalli-t.
- Tempulli shkëmbor i Ravanaphadi-t.
- Tempulli xhain, tempulli Meguti.
- Kompleksi Hucchappayya Math.
- Kompleksi i tempujve Kunti.
- Kompleksi Charantimath.
- Grupi i Tryambakesvara-s.
- Tempulli i Gauri-t.
- Tempujt xhain në fshat.
- Basadi shkëmbor xhainist.
- Kompleksi tempullor i Ramlingesvara-s.
- Kompleksi tempullor i Galaganatha-s.
Grupet e shquara të tempujve në Aihole janë grupi Kontigudi dhe grupi i tempujve Galaganatha, megjithëse historianët i kanë ndarë të gjithë tempujt në 22 grupe. Tre tempuj janë referuar si 'grupi i tempujve Kontigudi'. Një nga këta është Tempulli i Lad Khanit (tempulli më i vjetër në Aihole që daton nga shekulli i V[11]), e emërtuar sipas emrit të një endacaku që jetonte në këtë tempull në shekullin e XIX, një tjetër tempull është Tempulli Huchiappayyagudi dhe Huchiappayya math.
- Tempulli i Durgës[16] ose tempulli fortesë është më i mirënjohuri nga tempujt në Aihole dhe është mjaft fotozhenik. Ka një projekt absidal, përgjatë linjave të një chaitya budiste, një adisthana e modeluar mjeshtërisht dhe një kullë – shikara kurvilineare. Një korridor me kolonadë shtrihet rreth tempullit, duke e mbështjellë faltoren, mukhamantapa dhe sabhamantapa. Përgjatë gjithë tempullit, ka skalitje të mahnitshme. Tempulli duke se i përketë fundit të Shekullit të VIII ose fillimit të Shekullit të VIII.
- Tempulli i Lad Khanit[17] konsiston në një faltore me dy mandapa përballë tij. Faltorja ka një Shiva lingam.
Mukha mandapa përballë shenjtores ka një set prej 12 kolonash të skalitura. Sabhamandapa përballë mukha mandapa-s ka kolona të vendosura në një mënyrë të tillë që të formojnë dy katrorë koncetrik. Në tempull gjenden gjithashtu edhe disa rrjeta guri në mur që kanë dizajne floreale. Tempulli është ndërtuar në stilin e hollit Panchayat, duke treguar një eksperiment shumë të hershëm në ndërtimin e tempullit. Dritaret janë të mbushura me stilin e thurimës që është një stil i Indisë verore. Tempulli u ndërtua nga mbretërit Chalukya në shekullin e V. Në jug të Tempullit të Ladkhanit është tempulli i Durgas me tempujt e këtij grupi. Tempulli i Ladkhanit konsiston në një mandapa katrore, një mukha mantapa dhe shenjtorja, e ndërtuar përballë murit të mbrapëm. Muret perëndimore, jugore dhe veriore kanë rrjeta shumë të bukura prej guri të skalitura. Në trarin e shenjtores është një imazh garuda dhe në faltore një Shivalinga. Katrori qendror ka një çati të sheshtë. Në qendër është vendosur Nandi dhe pak sipër Nandit, është një nagara shikhara e dëmtuar, që duket se është një shtesë e vonë. Datimi i kësaj strukture i përket afërsisht vitit 450 të e.s..
- Shpella Ravana Phadi[18] është një nga tempujt më të vjetër shkëmbor në Aihole; gjendet në jug-lindje të Tempullit Hucchimalli. Ky tempull daton që nga shekulli i VI, me një faltore katrore, me dy mandapa. Në dhomën e brendshme të sanctum sanctorum-it gjendet një Shivalinga. Ky është një tempull shpellor Shaivit me një shenjtore më të madhe se ato të tempujve shpellorë në Badami. Shenjtorja ka një vestibul me një hyrje të trefishtë dhe kolona të skalitura. Muret dhe faqet e tempullit janë të mbushura me figura të mëdha të duke përfshirë edhe Shivan duke kërcyer. Faltorja shkëmbore vedike e Ravalphadi-t është më e famshmja nga tre faltoret shkëmbore në Aihole, e vendosur në jug-lindje të grupit të tempujve Huchimalli, kushtuar Shiva-s. E përcaktuar si e shekullit të gjashtë, kjo faltore shkëmbore ka një figurë të rafinuar të Nataraja-s duke kërcyer, rrethuar nga Saptamatrika-t, të gjitha të skalitura në reliev të theksuar dhe në stile elegante.
- Grupi i tempujve Xhjotirlinga gjendet në një distancë të shkurtër në jug-perëndim të Ravalaphadit. Dy tempuj të vegjël në këtë grup kanë çati të sheshta dhe përball tyre gjenden Nandimantapat. Tempujt e mbetur kanë një shenjtore, shukanasa dhe një holl ballor në secilin tempull. Dy nga tempujt kanë kulla Kadambanagara, ndërsa dy prej tyre kanë mbishkrime të periudhës Kalyana Chalukya. Pjesa e mbetur e tempujve tashmë të rrënuar i përkasin pak a shumë periudhës midis shekujve të VIII dhe të X.
- Tempulli xhainist në Meguti[19] qëndron në një kodër dhe është monumenti i vetëm i datuar në vitin 634.
Tempulli qëndron mbi një platformë të ngritur dhe një kalim me shkallë të çon te mukha mandapa. Mukhamantapa me kolona është mjaft e madhe. Një palë shkallë të çojnë te një tjetër faltore në çati, drejtëpërdrejtë mbi faltoren kryesore. Nga çatia, mund të shihet një pamje panoramike e fushës me një qind tempj. Tempulli që me gjasa nuk u përfundua kurr jep dëshmi të rëndësishme të zhvillimit të hershëm të stilin dravida të arkitekturës. Mbishkrimi në murin e jashtëm të tempullit regjistron ndërtimin e tempullit nga Ravikeerthi, një studiues i oborrit të perandorit Pulakeshin II. Në grupin e tempujve Meganagudi, ka mjaft tempuj të lashtë të vendosur në kodrinën e Megutigudda-s në jug-lindje të fshatit. Një strukturë me dy kate këtu, ka një shpellë natyrore brenda saj. Kati i parë përfshin një holl me kolona dhe në murin mbrapa saj gjenden tre qela. Dhoma qendrore është qela e faltores, ndërsa kati i dytë ngjashmërisht ka një verandë dhe një qelë katrore mbrapa. Kjo është një strukturë e zakonshme dhe është datuar nga shekulli i V. Meguti ose Meganagudi është një Jinalaya në stilin dravida të arkitekturës rrethuar nga një mur guri. Ka një holl me kolona përballë, antarala-n dhe shenjtoren mbrapa, me pradakshinapatha. Në një nga muret e jashtëm gjendet mbishkrimi i famshëm i Aihole-s i datuar në vitin 634 të e.s. që regjistron ndërtimin e tempullit të Jinendra-s nga Ravikeerti, i cili ishte një komandant dhe ministër i Pulakeshinit II. Regjistrimi përmend Kalidasa-n dhe Bharavi-n dhe është i kompozuar në një stil zbukurues në samskrita nga vetë Ravikirti. Në jug-lindje të Meguti-t është një shpellë e vogël xhaine, që ka një verandë, një mur mbrapa dhe një shenjtore po mbrapa që bujt një figurë pesë këmbë të lartë të Bahubali-t dhe tirthankara-ve të tjerë që janë të skalitur në pjesët e tjera të mureve.
- Tempullin Enrute në Meguti në të njëjtën majë kodre është një tempull shpellor budist i shekullit të VI me dy kate që ka një strukturë të pjesshme shkëmbore.[20]
- Mbrapa tempullit Meguti është një sit megalitik me shumë dolmenë të përhapur nga periudha para-historike, që numërojnë rreth 45 të tillë edhe pse shumë janë shkatërruar nga kërkuesit e thesareve.[21] Banorët vendorë e quajnë atë Morera mane ose Desaira Mane. Secili dolmen da tre faqe katrore vertikale dhe pllaka të mëdha të sheshta në krye, që në formën e çative, ndërsa faqja ballore vertikale ka vrima rrethore.
- Grupi i tempujve Galaganatha është një nga gati tridhjetë tempujt në bregun e lumit Malaprabha. Faltorja kryesore e tempullit Galaganatha bujt Shiva-n – Galaganatha ka një shikhara kurvilineare ka imazhe të Ganga-s dhe Yamuna-s në hyrje të kësaj faltore. Grupi i tempujve Galaganatha, më në jug të tempullit Huchappaiah, është një grup prej rreth 38 faltoresh të vogla në të cilat faltorja e Galaganatha është e paprekur ndërsa shumica e të tjerave janë të rrënuara. Faltoja Galaganatha ka një holl, kalim të brendshëm dhe shenjtërore. Kulla e saj është rekhanagara. Tempulli ka qenë datuar nga shekulli i VIII. Në këtë grup është një tempull tjetër trikutachala i shëkullit të X.
- Tempulli Suryanarayana ka një statujë 0.6 m të lartë të Suryas bashkë me bashkëshorten e tij Usha dhe Sandhya të tërjequr nga kuaj. Tempulli që i përket shekullit të VII ose të VIII, ka një shenjtërore të brendshme me katër kolona dhe një kullë të stilit nagara mbi të. Suryanarayana Gudi është në veri-lindje të tempullit të Lad khanit. Ai ka një holl të brendshëm me katër kolona dhe në shenjtërore, idhullin 0.6 m të lartë të Surya-s. Mbi shenjtërore është një kullë rekhanagara. Kjo i është atribuar shekujve të VII−VIII.
- Chakra Gudi është pak më në jug të grupit të Ladkhanit me një holl dhe shenjtërore. Kulla e tij është në stilin rekhanagara dhe është datuar rreth shekullit të IX.
- Badigera gudi është në perëndim të Chakragudit që fillimisht ishte një tempull i Surya-s dhe ka një verandë, holl dhe një qelë faltoreje ashtu si dhe mbi të një kullë rekhanagara. Tempulli i përket gjithashtu shekullit të IX.
- Grupi Triyambakeshvara është pranë Charantimatha-s, në krahun veri-lindor të të cilit dy prej tyre janë trikutachala, të atribuara shekullit të XII. Në afërsi është Maddinagudi. Në mandapa është një idhull i Nataraja-s që i përket një tempulli të shekullit të XI.
- Grupi i Jainagudi-ve: Në veri të Triyambakeshvara-s gjenden disa basadi xhainë të quajtur Jainanarayana ose Yoginarayana të stilit Kalyana Chalukya struktura trikutachala (shekulli i XI). Në faltoren qendrore qëndron idhulli i Parshvanatha-s. Këtu gjenden edhe tre faltore të tjera.
- Grupi Ambigera Gudi është i vendosur në perëndim të tempullit të Durgas jashtë fortesës, si dhe tre tempuj të këtij grupi. Më i madhi midis tyre ka një kullë rekhanagara. Mendohet se është një strukturë e shekullit të X.
- Grupi Chikkigudi është në një distancë të shkurtër në veri të Ambigeragudi-t ndërmjet të cilit tempulli më i madh është Chikkigudi që ka një holl ballor, një mantapa dhe një qelë faltoreje. Kjo strukturë supozohet se i përket shekullit të VII.
- Tempulli Huchimalli (gudi) në Aihole, i ndërtuar në shekullin e VII tregon një evolucion të projektit të tempullit, pasi paraqet një ardhamantapa ose një paradhomë të bashkangjitur me faltoren kryesore. Grupi i tempujve Huchimalli, në veri të fshatit, mbrapa shtëpisë përdhese të udhëtarëve. Shenjtërorja këtu ka një pradakshinapatha dhe muret e saj të jashtme kanë rrjeta të thurura. Shejtërorja ka një kullë në stilin rekhanagara, e cila u fut për herë të parë në shukanasa-n ose vestibulin e këtij tempulli. Pak më larg përballë këtij tempulli është një tempull tjetër i rrënuar. Një tjetër tempull i vogël në veri të Huchimalligudi-t i është atribuar shekullit të XI.
- Gaudara gudi është shumë afër tempullit të Lad Khanit, ndërtuar në linjat e tempullit të Ladkhanit dhe qëndron në një bazë mjaft të modeluar. Një mur i jashtëm përmban 16 kolona. Midis tyre janë fiksuar pllaka guri që shërbejnë si mure. Një mbishkrim i shekullit të VIII këtu i referohet këtij si tempulli Bhagavati. Në veri të tempujve xhainë është tempulli Gowri. Është ndërtuar në stilin Kalyana Chalukya i atribueshëm periudhës së shekullit të XII.
- Rachi gudi qëndron në perëndim të fshatit. Është një tempull trikutachala i Shivas ndërtuar rreth shekullit të XI. Ai qëndron në një plintë të lartë, i drejtuar nga perëndimi ndërsa tre qelat e tij janë të drjetuar në drejtimet e tjera. Në muret e jashtme të tempullit gjenden nike të vogla me imazhet e Ganapathi-t, Nataraja-s dhe Vishnu-t.
- Huchappayya Matha është në perëndim të fshatit dhe është afërsisht një tempull. Ky tempull përfshin një holl dhe një shenjtërore. Në tavan janë figura trimurtish. Në këtë tempull gjendet edhe një mbishkrimi i vitit 1067.
- Halabasappana Gudi është në perëndim të fshatit. Është një strukturë e vogël me një shenjtërore dhe një holl. Në hyrje, në kornizën e derës janë skalitur idhujt e Ganga-s dhe Yamuna-s.
- Grupi i tempujve Kontigudi, i vendosur pothuajse në mes ë pazarit përbëhet nga katër tempuj. I pari midis tyre ka idhujt trimurti në tavanin e mandapa-s. Këta tempuj i përkasin afërsisht shekullit të VII me shtesa të ndryshme të shtuara gjatë shekujve të mëvonshëm. Vetëm një nga ta është i rrënuar dhe që i përket afërsisht shekullit të X.
- Grupi i tempujve Charanthimatha është shumë afër grupit Kontigudi, në veri-lindje të grupit të tempujve xhainist. Përgjatë kohës ata ranë nën kontrollin e një Charantimatha dhe në këtë mënyrë morën dhe emrin e tanishëm. Kryesori midis tyre është trikutachala dhe një holl i lidh tre faltoret me një portik ballor. Është i ndërtuar në stilin Kalyana Chalukya rreth shekujve të XI − XII. Në këtë grup bën pjesë një basadi i dyfishtë me një verandë, me secilin prej tyre që bujt 12 tirthankarë. Një mbishkrim regjistron datën e ndërtimit në vitin 1120.
- Tempulli Huchappayya (gudi) ka një kullë (shikhara) lakore mbi shenjtërores (ndryshe nga tempulli i Lad Khanit). Brendësia e tempullit ka skalitje të mrekullueshme. Tempulli Huchappayana gjendet në jug të fortesës së Aihole, në rrugën për te lumi Malaprabha. Ky tempull i Shiva-s ka një mukhamantapa, një holl dhe shenjtëroren, të adhuruar me një Rekhanagara shikhara. Ka mjaft kolona të mëdha katërkëndore në verandë dhe në holl. Kolonat e verandës kanë figura të skalitura në mënyrë të rafinuara çiftesh dhe në tavan është një imazh i mrekullueshëm i Nataraja-s. Muret e jashtme të shenjtërores kanë tre nike me Narasimha-n. Ky tempull është ndërtuar rreth shekullit të VIII.
- Grupi faltoreve të Yeniar-it, gjenden pak më në jug, përgjatë bregut të lumit dhe përbëhen nga tetë tempuj, zakonisht me një verandë, holl dhe një qelë të gjitha të shekullit të XII.
- Grupi i tempujve Ramalinga qëndron në jug të faltoreve të Yeniar-it. Faltorja kryesore midis tyre është Ramalinga. Në këtë faltore trikutachala dy qela kanë Shivalinga dhe e treta imazhin e Parvati-t. Kjo trikutachala i përket afërsisht shekullit të XI. Drejtuar nga perëndimi, faltorja ka dy kulla të stilit Kadambanagara. Vendi ka edhe një xhami të vogël.[22]
- Tempull shpellor xhain është në hyrje të Aihole-s (nga Pattadakal/Badami) në brigjet e lumit Mallaprabha; është i ngjashëm me shpellën Ravana Phadi. Në shkëmbin pranë shpellës gjenden mbishkrime në gjuhën e vjetër kanada.
- Në kompleksin e tempullit të Durgas është një galeri skulpturore nën përgjegjësinë e Archaeological Survey of India që qëndron e hapur nga e shtuna në të enjte.[23]
Galeri imazhesh
|
---|
|
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Arkitektura Budiste
- Arkitektura Badami Chalukya
- Badami
- Arkitektura e tempujve hindu
- Shpellat Barabar
- Shpellat Ellora
- Shpellat Kanheri
- Shpellat Pandavleni
- Lenjadri
- Shpellat Axhanta
- Shpellat Udajagiri
- Shpellat Udajagiri dhe Khandagiri
- Shpellat Elefanta
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Evolution of Temple Architecture – Aihole-Badami- Pattadakal" (në anglisht). UNESCO. 2004. Marrë më 21 tetor 2015.
- ^ Gaṅgā Rām Garg. Encyclopaedia of the Hindu World, Volume 1 (në anglisht). fq. 251.
- ^ Raghavan, Vikram K. (13 maj 2010). "Surviving the test of time" (në anglisht). Marrë më 31 mars 2014.
- ^ "Aihole's stories in stone" (në anglisht). Marrë më 28 korrik 2011.
- ^ Sigfried J. de Laet; Joachim Herrmann (1996). History of Humanity: From The Seventh Century B.C. to The Seventh Century A.D. (në anglisht). UNESCO. ISBN1 92-3-102812-X, isbn2 9789231028120.
- ^ Reshma Rai. "An Introduction of Naga, in Rajagriha" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016..
- ^ "Message with Long Life: Indian Inscriptions" (në anglisht). Dr. Jyotsna Kamat. Marrë më 5 maj 2009.
- ^ "The Scientific Dating of the Mahabharat War, Aihole Inscription" (në anglisht). Dr.P.V.Vartak. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2009. Marrë më 23 qershor 2016.
- ^ "EARLY CHALUKYAS" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2009. Marrë më 23 qershor 2016.
- ^ "Bombay-Karnataka Inscriptions, Volume I – Part I, Introduction" (në anglisht). Marrë më 5 maj 2009.
- ^ a b "Echoes from Chalukya caves". buddhistartnews.com (në anglisht). Marrë më 1 prill 2009.
- ^ "ARCHITECTURE, The Chalukyan magnificence". hinduonnet.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2009. Marrë më 1 prill 2009.
- ^ Monuments of India, Part II, Early Chalukya, Aihole
- ^ George Michell,1997
- ^ Susan Huntington, 1985
- ^ "The Durga Temple, Aihole". harapa.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2013. Marrë më 23 qershor 2016.
- ^ "Aihole, Lad Khan Temple" (në anglisht). Marrë më 1 prill 2009.
- ^ "Distant view of Ravana Phadi cave temple, Aihole, India, ca. 5th-6th century A.D." (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2013. Marrë më 8 shtator 2019.
- ^ http://www.bl.uk/onlinegallery/onlineex/apaçphotocoll/g/019pho000001003u01753000.html[lidhje e vdekur]
- ^ http://www.europeana.eu/portal/record/92037/79D50549B3CB7FA7B32C28128524F9E29820847A.html
- ^ http://www.europeana.eu/portal/record/92037/466B93DA27877150CBFD7CD0BE783A5E89199F82.html
- ^ Karnataka State Gazetteer 1983
- ^ "Museum and Art Gallery" (në anglisht). Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2014. Marrë më 23 qershor 2016.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sigfried J. de Laet; Joachim Herrmann (1996). History of Humanity: From The Seventh Century B.C. to The Seventh Century A.D. (në anglisht). UNESCO. ISBN1 92-3-102812-X, isbn2=9789231028120.
- Reshma Rai. "An Introduction of Naga, in Rajagriha" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016..